Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është drejtuar socialistëve, duke u shprehur se intimidohen nga kreu i PS Edi Rama dhe se keqpërdoren prej duke mos arritur të artikulojnë asnjë fjalë në mbledhjet e grupit.

Ai ka bërë edhe një herë thirrje që të bojkotohet ajo që do të organizohet nesër në Vlorë, që ai e ka quajtur anti-miting.

Sali Berisha: Dekoratat e turpit në partin e krimit në Vlorë u shpërndanë dje. U dekorua famozi Malaj, tjetri e tjetri me radhë, ky është mashtrim publik që bëni

Ai thotë do të shkoj në fshat e ju përmallon gjoja e nuk çelni dot gojë, ju keqpërdor në shkallë ekstreme mbani 4 orë mbledhje e nuk flisni dot një fjalë.

Ajo që po organizoni në Vlorë nesër është anti-miting. Mos guxoni ta bëni, hiqni dorë nga anti- mitingu dhe dhuna ndaj protestuesve. I hodhët ujë një foshnje në karrocë.

Ndërkohë Pirro Vengu i është përgjigjur kreut të PS se ka ikur koha kur ai arrinte të intimidonte qytetarët.

“Koha kur intimidoje gjyshërit tanë ka kaluar, kjo gjeneratë në Vlorë nuk ju kërkon leje kur do të mblidhet e kur do të festojnë”, tha ai. Ndërkohë përballë tij deputeti PD Flamur Noka që bënte me duar shenjën e prangave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re