Aksident i rëndë në aksin rrugor Krutje pushimi i shoferit. Një mjet tip Benz ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin kullues me ujë. Babë e bir që udhëtonin në të janë ndihmuar nga banorët e zonës të cilët kanë hyrë në kanalin me ujë kanë thyer xhamin dhe i kanë shpëtuar të dy.

Në momentin që kanë mbërritur zjarrfikësja dhe dy ambulanca dy të përfshirët në këtë aksident janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Banorët e zonës pohojnë se këtu janë bërë disa aksidente sepse ura mbi kanal nuk ka bordurë mbrojtëse ndonëse janë ankuar për këtë herë pas herë.

Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re