SPAK ka ashpërsuar akuzat ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa gjithashtu u sekuestrua edhe një vilë luksoze në Dhërmi e Ballukut.

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në “News24” ka bërë një panoramë të kësaj çështje, duke dhënë detaje, lidhur me hetimet. Ajo u shpreh se SPAK pretendon se Balluku ka marrë si ryshfet një vilë në fshatin Gjilekë.

“E kishim paralajmëruar në News24 që ndaj zonjës Balluku mund të ashpërsoheshin akuzat. Nga zbërthimi i celularëve dhe marrja e dëshmive rezulton që pozita e zonjës Balluku në raport me ligjin është rënduar ndjeshëm. Ditën e sotme SPAK zyrtarisht ka pranuar se zonja Balluku është nën hetim për vepra të rënda si korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim dhe pastrim parash dhe i ka kryer në kohë kur drejtonte kompaninë Eurocol. SPAK pretendon se ka marrë si ryshfet një vilë në fshatin Gjilekë. Një vilë që është fshehur në emër të Igli Tares. Kjo është një çështje me rëndësi për shkak se Balluku është ndoshta zyrtarja më e rëndësishme e prekur nga hetimet e SPAK. Pati një përpjekje të SPAK për të marrë leje për arrestimin e saj dhe që u rrëzua. Ende nuk kemi një konfirmim që do të ketë një tjetër kërkesë”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re