Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Familja e efektivit sipas gazetares Xhensila Kodra, ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve sic e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.

Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur dhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe qe ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.

Familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njeri tjetrit. Varrimi i Enea Mekollit do te behet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re