Fermerët e Drobonikut, i njohur ndryshe dhe si fshati i prodhimit të qershive në qarkun e Beratit, përmes të cilit mbulohet një pjesë e madhe e tregut vendas, edhe pse janë të kënaqur nga prodhimi i sivjetshëm, po përballen me vështirësi për shkak të mungesës së krahut të punës.

Janë kryesisht të moshuarit ata që po punojnë teksa krahu i punës ka arritur në 3000 lekë në ditë, çfarë për ta është e pamundur.

Më problem mbetet mungesa e përdorimit të mjeteve të mekanizuara që pas heqjes së subvencionit të naftës si dhe rritja e çmimit të plehrave që përdoren në bujqësi.

  • “Normale që s’ka punëtorë. Edhe ata që ishin kanë ikur. Në fshatra gjen vetëm pleq.”
  • “Nga shteti kërkojmë të na ndihmojnë me subvencionimet, me naftën.”
  • “Çmimet e plehrave janë shumë shtrenjtë.”

Sipas prodhuesve në Drobonik, pa masa konkrete rrezikohet jo vetëm falimentimi i fermerëve, por edhe vazhdimësia e aktivitetit bujqësor në zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re