Skip to content

Dita e 9 e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur edhe organizimi në sheshin “Skënderbej” i qytetarëve, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mijëra qytetarë prej disa ditësh kanë mbushur sheshin, rrugët e kryeqytetit, me thirrjet e tyre “Edi Rama dorëhiqu”, “Shqipëri e Re”, “Atdheu nuk shitet”.

Me flamuj kuq e zi, pankarta në duar, disa prej tyre me plis në kokë, marshojnë kundër keqqeverisjes Rama.