Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar nga misteri. I riu rezulton i humbur prej 4 qershor ditësh dhe për fatin e të cilit ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.

Ndërsa familjarët dhe të afërmit presin me ankth zbardhjen e ngjarjes, BalkanWeb mëson se Prokuroria ka ndërmarrë lëvizjen e parë konkrete në kuadër të hetimeve.

Sipas burimeve për BalkanWeb, me urdhër të Prokurorisë është arrestuar një person i dyshuar se mund të ketë rol në zhdukjen e 35-vjeçarit.

Deri më tani nuk janë bërë publike identiteti i të arrestuarit dhe as detaje mbi dyshimet konkrete që rëndojnë ndaj tij, ndërsa hetuesit po punojnë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të gjetur çdo gjurmë që mund të çojnë te i riu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re