Mijëra protestues mbushën sot sheshin në ditën e dhjetë të protestës qytetare në bulevard.

Mes folësve ishte edhe aktori i njohur i humorit, Gent Bejko.

Ai tha se politika ia ka shitur shpirtin shejtanit prej vitit 1990 kur menduan se ndryshoi sistemi dhe ra diktatura.

Më tej shpjegoi se një nga arsyet e emigrimit të tij dhe shumë shqiptarëve është edhe refuzimi për t’ia shitur shpirtin të ligës.

Nën thirrjet “Rama në burg Berisha në burg” të protestuesve, ai tha se:

“Menduam se ndryshoi regjimi në 1990 por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj plehrash këtu, po ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin shejtanit. Këta ia kanë shitur shpirtin shejtanit, nga Berisha, tek ky bisha”, tha ai.

Bejko apeloi për vijim të protestës, edhe nëse duan t’i për1#ajnë, edhe nëse i ndalin të flasin, ata të mos dorëzohen dhe të bërtasin edhe më shumë.

“Nuk mund të tallen me ne. Këta thonë se do na fusin në Evropë. Ne jemi Evropa! Ne jemi evropianët. Ne nuk jemi të shitur, këta janë të shitur, ia kanë shitur shpirtin shejtanit. Ata na shantazhojnë të mos flasim. Por ne do të buçasim e ulërasim, do të flasim. Ne do të flasim”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re