Dita e 10-të e protestave masive të qytetarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Me mesazhin ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje të kryeministrit Edi Rama, protesta vijoi prej disa orësh në sheshin kryesor të Tiranës.

Protestuesit kanë ngritur dhe kartonat jeshilë, duke dhënë kështu ‘ok’ që Rama të japë dorëheqjen.

Me një tubim që nisi në orën 18:00 dhe vijon prej më shumë se katër orësh, me mijëra janë derdhur në rrugët e kryeqytetit, ndërsa vijojnë tubimin në disa zona, ku ata marshojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re