Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur në skenën muzikore si Cllevio, është paraqitur në ambientet e GJKKO ditën e sotme.

Ai është paraqitur edhe më parë në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me gjyqin e Laert Haxhiut, në lidhje me një episod të tensionuar mes tij dhe reperit tjetër, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Ahmeti është paraqitur edhe më parë në GJKKO, ndërsa ka deklaruar publikisht se ka pasur konflikte të hershme me Rajkun.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re