Mediat britanike raportojnë ditën sotme se presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in i ka bërë thirrje ushtrisë së tij për tu përgatitur për gjendje lufte për shkak të provokimeve nga ana e regjimit të Kim Jong-ut.
Ai po ashtu ka kërkuar nga ushtria amerikane që të armatosë më shumë ushtrinë vendase, për të qenë në gjendje të rezistojnë në luftë kundër Koresë Veriore.
“Tani për tani, ushtria jonë përballet me një situatë shumë serioze ku kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut po bëhen më të shpejta dhe me të rrezikshme“, ka thënë presidenti Jae-in.
“Roli i ushtrisë është më i rëndësishëm se kurrë. Ushtria është linja jonë e fundit e mbrojtjes kundër armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe kërcënimeve të raketave”.
Presidenti Moon u bëri thirrje komandantëve të tij të lartë ushtarakë për të diskutuar mënyrat e mbrojtjes nga ushtria e Kim Jong-ut. /SN/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re