Skip to content

Përfundon tubimi para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish leksion qytetarie, thirrje: Ju lutem pastroni vendin!

Capture 44

Pas rreth tre orësh ka përfunduar tubimi para Kryeministrisë, ndërsa ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.

Një mesazh qytetarie është artikuluar nga organizatorët, që u kanë kërkuar të pranishmëve që të pastrojnë mbeturinat e lëna pas nga protesta.

Nga podiumi u bë thirrje që qytetarët të mos largoheshin pa mbledhur mbetjet e krijuara gjatë protestës, duke e cilësuar këtë si një akt përgjegjësie qytetare dhe respekti ndaj hapësirës së përbashkët.

“Ju lutem pastroni vendin”, ishte mesazhi i përsëritur në fund të tubimit, ndërsa pjesëmarrësit u ftuan të largonin mbeturinat dhe të linin sheshin të pastër pas përfundimit të tubimit.