Skip to content

Megaoperacioni i SPAK/ Dyshime për pastrim të parave të drogës, sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Top seven ok spak

Zbardhen të tjera detaje nga megaoperacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se mes të arrestuarve është dhe Orgest Biçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.

Kujtojmë se SPAK ka dhënë 20 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar disa prej tyre.