Vrulli i protestuesve përshkon Tiranën pa u ndalur. Qytetarët mbërritën në sheshin Skënderbej, duke i dhënë fund tubimit historik në ditën e 14-të, me pjesëmarrjen edhe të diasporës.
Ata marshuan nga Kryeministria përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, te Bashkia e Tiranës, Parlamenti, Unaza e Vogël, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Brryli, Rruga e Dibrës dhe Selvija.
Qindra mijëra qytetarë përshkuan disa kilometra në këmbë, duke mbërritur më pas në sheshin qendror të kryeqytetit.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
