Skip to content

15 ditë proteste, “Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!

Progetto senza titolo 101

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shkruan se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjtat që ka pasur përpara se të angazhohej me një forcë politike, duke lënë të kuptohet se ka vendosur të distancohet nga Partia Socialiste.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan ajo në postimin e saj.

WhatsApp Image 2026 06 14 at 20.04.02