Skip to content

“Piktor, po të del boja”/ Zëri ndryshe i protestës, pankartat-meme që “pushtuan” mbrëmë sheshin, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Pas orës 18:00, popullit “mos i fol”

quku

Pankartat kreative dhe mesazhet ironike ishin ndër elementët më të spikatur të protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ashtu si në 14 protestat e mëparshme, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Screenshot 20260615 071641 Instagram
Screenshot 20260615 071534 Instagram

Mes thirrjeve dhe sloganëve politikë, vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqën pankartat në formën e memeve, të cilat ironizonin qeverisjen dhe situatën në vend.
“Piktor, po të del boja”, shkruhej në një prej tyre, në referencë ndjë tjetër pankartë që tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe të rrjeteve sociale mbante shkrimin: “Pas orës 18:00, popullit mos i fol”, duke ironizuar raportin mes qytetarëve dhe qeverisë.

Screenshot 20260615 071559 Instagram
Screenshot 20260615 071922 Instagra

Atmosfera në shesh u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, pankarta kreative dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa protesta u zhvillua pa incidente të raportuara nga autoritetet.