Një aksident është shënuar në aksin rrugor Rreshen-Reps rruga e Kombit.
Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës duke u përplasur nga një automjet.
I plagosur ka mbetur Kujtim Aliu, i cili është nisur në gjendje të rëndë drejt Tiranës.
