Skip to content

Matura Shtetërore, mbahet sot provimi i Matematikës

matura

Mbi 26 mijë maturantë po zhvillojnë sot provimin e Matematikës së Maturës Shtetërore.

Ky është provimi i tretë dhe pas atij me zgjedhje, maturantët në varësi të rezultateve nisin aplikimet për ciklin tjetër të studimeve.

Maturantët kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 2 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 9 qershor, ndërsa pritet t’i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje më 23 qershor.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.