Skip to content

Ligji për financimin e partive politike, Komisioni i Venecias publikon raportin për Shqipërinë

Komisioni i Venecias ok

Komisioni i Venecias jep opinionin për Shqipërinë sa i përket ligjit për financimin e partive politike.

Në raport thuhet se partitë politike duhet të vijojnë konsultimin, ndërsa shtohet se duhet një shpërndarje më e drejtë e burimeve financiare për partitë. Sipas komisionit duhet të përcaktohet me ligj detajimi i të gjitha burimeve.

Gjithashtu në draftin e siguruar nga News24, nënvizohet se disa dispozita është e rëndësishme që të qartësohen edhe më tej.

Ndërsa nënvizohet se duhet të forcohet mbikëqyrja nga KQZ dhe se është e domosdoshme që KQZ të ketë burime për kontroll.