Skip to content

Bashkë me vajzën e mitur në protestë, pedagogia: Arsimi po degradohet, auditorët bosh! Të lartësojmë meritokracinë

nena

Një pedagoge, që u shfaq në protestë bashkë me vajzën e saj të mitur në krah, ka dhënë mesazhe të forta sot para qytetarëve.

Ajo pohoi se sot autoditorët po boshatisen, ndërsa shtoi se duhet të kthehet meritokracia në vend.

“Mirëmbrëma o Shqipëri e bekuar dhe ju rini që keni dhënë nga entuziazëm. Jam pedagoge prej 2010-ës. Arsimi po degradohet. Auditori është bosh. Jam nënë e 4 kalamajve. Çdo ditë shoh auditorët bosh. Ngrini zërin tuaj, lartësoni meritokracinë.”, tha ajo.