Skip to content

“I fundit që mund të flasë në emër të protestuesve je ti, ‘o pelikan’”/ Balla shpërthen ndaj Berishës: S’bën dot ndërmjetësuesin me ata të rinj!

balla 3

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kreu i PD Sali Berisha duhet të kuptojë që protestuesit kërkojnë që ky i fundit të shkojë në burg.

I fundit në sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu (Berisha). Sali Berisha unë të sfidoj, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot? Provoje po ta mbajti. Personalisht nga ana e protestuesve e meritoj një falenderim pasi kam kontribuar në një prej kërkesave të tyre. Ata thonë “Berisha në burg”, unë e kam bërë një kallëzim për ty. Ditën e parë të protestës i quajte sikur i kishim thirrur ne, ditën e 2 dole kundër tyre, sot del zotrote si përfaqësues i protestës. Në Bruksel pashë disa që tha jemi këtu t’ju sjellim kërkesat e protestuesve. Kush ju ka mandatuar. I fundit që mund të bësh ndërmjetësuesin me të rinjtë je ti.”, tha Balla.