Pedagogu Afrim Osmani i ftuar në programin e pasdites përballë Ola Brukos ka deklaruar se protesta po sjell ndryshimin e modelit të autokracisë dhe se kryeministri Edi Rama në vend që të merret me thelbin po përpiqet të gjejë armiq.

Pedagogu deklaroi se ky është kontestim i PD dhe PS sepse janë jo vetëm e vjetra, por edhe sepse janë autoritarë.

Osmani tha se ministrat e qeverisë Rama janë kukulla sepse për gjithaçka vendos Edi Rama, deri dhe në kontrollin e 50% të PBB-së.

“Të gjithë mendojnë a do të lindë një parti por në vetvete është parti ndryshimi. Po ndryshon modeli i autokracisë, të qeverisjes, mosdhënies së transparencës. Si mund të vendosë kryeministri për një territor?

E ghithë kjo mundësi autoritare, sepse duhet të themi ky është sundim, që do të thotë se kur i mbushet mendja për ta bërë një gjë e bën.

Në mandatin e katërt kryeministri çuditet nga kjo lëvizje e jashtëzkonshme po përpiqet të gjejë armiq dhe jo të merret me thelbin.

Kontestojmë PD dhe PS sepse janë model autoritar. Mund të ketë ministra të aftë, por janë kukulla edhe po të mos ekzistonin e njëjta gjë do të ndodhte sespe vendos kryeministri.

50% e PBB-së kontrollohet nga kryeministri. Në thelb është kontestimi i modelit”, deklaroi Osmani.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re