Skip to content

“Mashtrimet banale që kur hyri në politikë”/ Këlliçi: Pas 3 mandateve si kryebashkiak dhe 13 viteve si kryeministër, Rama jeton në luks sheikësh

edi rama kellici.webp

Belind Këlliçi ka ndarë në Facebook, disa deklarata të kryeministrit Edi Rama që bien ndesh me njëra-tjetrën. Që nga zotimet për përmbushjen e premtimeve të tij, dhe se si pikërisht ato që zotohej nuk i ka përmbushur.

Këlliçi ka sjellë videon që në momentet kur ka hyrë në politikë, për të cilat thotë se tregojnë se sa mashtrime banale janë bërë nga ana e tij.

Statusi:

Një nga mashtrimet banale të Edi Ramës që tregon se që kur hyri në politikë, ai ishte i pavërtetë.

Edi Rama sot pas 3 mandateve si kryebashkiak dhe 13 viteve si Kryeministër, jeton në luks sheikësh.

Janë mbi 1 milionë shqiptarë që kanë lënë dhomat, shtëpitë e tryezat bosh, duke u larguar nga vendi prej qeverisjes së tij.

Çuditërisht, i vetmi i kthyer është vëllai i kryeministrit, vetëm ai la emigrimin dhe gjeti parajsën në atdhe!