Skip to content

Gjyqi në Administrative! Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë

uyiyui

Debate të forta kanë përfshirë seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka paditur prokurorin e çështjes së tij Ols Dado.

Shkak për debatet është bërë vendimmarrja e trupës gjykuese për mënyrën e pasqyrimit të procesit në media.

Palët janë përplasur ashpër sa i përket çështjes së transmetimit live të seancës gjyqësore. Gjykata ka vendosur që të regjistrohen vetëm vendimet e ndërmjetme të gjykatës ose ato përfundimtare, duke mos lejuar transmetimin e plotë të debateve.

Ky vendim ka sjellë reagimin e ashpër të avokatit të Veliajt, Plarent Ndrecës. Ndreca ka akuzuar hapur gjykatën për censurë, duke e cilësuar të papranueshëm kufizimin e vendosur për mediat dhe publikun.