Një ngjarje e rëndë dhe mjaft tragjike ka ndodhur ditën e sotme në bregdetin e Lezhës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.
Tragjedia ka ndodhur në një plazh publik në zonën e Tales.
Sipas të dhënave të para, të miturit kanë qenë duke u larë në det kur janë ndeshur me rrymat e fuqishme ose dallgët, duke mos arritur dot të dalin në breg.
