Protestat e zhvilluar prej tre javësh tashmë nq Tiranë ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar mbi marshimin e qytetarëve dhe kërkesat e tyre për ndryshim politik.
Agjencia Reuters shkruan se mijëra protestues marshuan në kryeqytetin shqiptar për të kërkuar një ndryshim të qeverisë.
Zë protestës i është dhënë edhe nga Al Jazeera në gjuhën angleze, ndërkohë Financial Times raporton se dhjetëra mijëra shqiptarë iu bashkuan asaj që e cilëson si
“Flamingo Revolution”, duke pasqyruar mobilizimin qytetar dhe zhvillimet politike që po shoqërojnë protestat në vend.
