Skip to content

VIDEO – “Edi Rama ka mbaruar”! Marshimi masiv i protestuesve ndalon te sheshi ‘Demokracia’ në Qytetin Studenti: Poshtë komunizmi!

qs

Marshimi kilometrik i qytetarëve ka përshkuar një itinerar simbolik, duke u ndalur në vendin ku zunë fill lëvizjet e para demokratike në vend: te “Qyteti Studenti”. Turma e madhe e protestuesve u grumbullua në sheshin “Demokracia”, duke rikthyer pasditen e sotme atmosferën e ndryshimeve të mëdha politike.

Nën një frymë të fortë revolte, mijëra njerëz kanë bashkuar zërat në kor me thirrjet “Poshtë komunizmi” dhe “Edi Rama ka mbaruar”.

Një ndalesë e veçantë u bë edhe përpara shtatores së liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari, ku protestuesit nderuan kujtimin e tij.