Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Qatrom të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima mund të ketë qenë endacak.

Trupi i tij është gjetur në një përrua të thatë, ndërsa nga këqyrja e parë nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një vdekje me shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re