Skip to content

Poshtë dritares së Kryeministrisë nuk është një njeri, por një popull i tërë. Rama poston një protestues të vetëm

1313131

Edi Rama ka zgjedhur sot në mëngjes të fotografojë një protestues të vetëm para Kryeministrisë dhe ta publikojë atë në rrjete sociale.

Çdo mbrëmje, poshtë zyrës së tij, mblidhen qindra e mijëra qytetarë që protestojnë, nga të cilët kryeministri zgjedh të mos postojë asgjë, madje imazhet që mediat publikojnë, i quan huazime të protestave të botës.

Çdo mbrëmje bulevardi mbushet si asnjeherë më parë me zemërimin e qindra-mijëra qytetarëve që ndihen të papërfaqësuar, me zërin e atyre që kërkojnë llogari dhe që kërkojnë të dëgjohen, ndërkohë Rama fokuson objektivin te një person i vetëm.

Madje kryeministri nuk është ndalur aty, por i ka quajtur protestuesit si errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë.