Skip to content

“Parlamenti i krimit!” – Thirrjet e protestuesve tronditin Kuvendin, thirrje vendosmërie kundër Ramës dhe qeverisë: Ju erdhi fundi (VIDEO)

WhatsApp Image 2026 06 23 at 22.08.32

Pas përfundimit të fjalimeve në sheshin para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me marshimin në rrugët e Tiranës. Shqiptarët për 24 ditë me radhë protestojnë me forcë dhe vendosmëri kundër kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet e vazhdueshme “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre.

Ata gjithashtu theksojnë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke bërë të qartë se largimi i Ramës është i panegociueshëm.

Gjatë marshimit para Parlamentit, në turmë dëgjohen gjithashtu thirrjet në kor “Parlamenti i Krimit” dhe “Ju erdhi fundi”, duke reflektuar vendosmërinë e kësaj dite të 24-të të revoltës qytetare.