Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin gjyqësor ndaj tij, duke argumentuar se dëshmia e kreut të qeverisë lidhet me çështjen e ligjit për minierat.
Sipas Metës, në listën e dëshmitarëve që ai kërkon të paraqiten në gjykatë përfshihen edhe ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i PS-së, Taulant Balla.
Meta ka deklaruar se kërkesa për thirrjen e Ramës si dëshmitar lidhet konkretisht me sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me ligjin e minierave dhe proceset përkatëse të vendimmarrjes.
Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë nëse dëshmitarët e propozuar do të thirren për të dhënë deklarime në kuadër të procesit gjyqësor.
