Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani në një deklaratë për mediat pas seancën në GJKKO deklaroi se Meta ka kërkuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmita për çështjet në ngarkim të tij.
“Ne nuk po thërrasim Edi Ramën por kreun e PS dhe kryeministrin.
Ne e kemi kërkuar Ramën qëkur i është komunikuar akuza Metës, do të shohim parashtrimet e Kryemadhit, nëse do të na vihen në dispozicion.
Ne kemi shkuar me gjykim të zakonshmëm, ia kërkuam që zoti Rama të vijë dhe të dëshmijë, të shohim nëse do të pranojë gjykata”, tha ai.
Cakrani komentoi edhe debatin mes ish-bashkëshortëve Meta dhe Kryemadhi.
Ai tha se agravimi i Metës erdhi pasi në dosje kushëriri i Monika Kryemadhit përmendet 327 herë dhe ish-presidenti e sheh atë si komplotist.
“Nuk duhet ta agravojmë sikur ishte një zënkë, ishte një moment kur u përmend Shatku, dëshmitar kyç, këto lindën sepse nëse Shatku do të ishte thirrur, s’do të kishin këtë konflikt.
Shatku përmendet 327 herë në dosje dhe nuk është thirrur, kjo duket siku ka një komplot.
Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë dhe nuk dihet ende pse po mbahet.
Ishte tension dhe ngritje zëri e Metës, Shatku është kushëriri i Kryemadhit dhe Meta ka mendimin e tij, mendon se ka komplotuar.
As Kryemadhi as Shatku s’kanë bërë komplote, e kanë bërë McGonigal, Dumani dhe Kim.
Meta ka thirrur dhe Gonigal si dëshmitar sepse ka dyshime se në vitin 2017, ai ka qenë në Shqipëri.
Atë vit sapo kishte marrë postin e kreut të Republikës dhe ndaj tij nisi një sulm, ku McGonifal , Yuri Kim dhe kundërshtarë kanë bërë që të jetë në atë gjendje”, tha Cakrani.
