Skip to content

Helmimi i studentëve/ Siguron kateringun për Akademinë e Sigurisë, kompania “Sori-Al” heq përgjegjësitë nga vetja: Futen ushqime nga jashtë! Aty mungon higjiena!

Sori AL Alma Tafani Akademia e Sigurise

Kompania Sori-Al që siguron kateringun e ushqimit për studentët e Akademisë së Sigurisë, që janë helmuar, ka thyer heshtjen.

Kompania, teksa ka hequr përgjegjësitë nga vetja, thekson se duhet të hetohet higjiena brenda institucionit. Rreth 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.