Protestat masive antiqeveritare kanë hyrë në ditën e 26 të tyre, ku qytetarët kërkojnë prej gati një muaji dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në programin e drekës, përballë Ola Brukos, në News 24 sociologu Eduart Kaca, i cili jeton në Gjermani, deklaroi se diaspora do të vijë sërish më 4 korrik, për një protestë tjetër të madhe.

Ai deklaroi se është zgjedhur 4 korriku pasi është datë simbolike, pasi shënohet pavarësia e SHBA-së.

Në këndvështrimin e tij për protestën Kacaj deklaroi se ka parë edhe grupe heterogjene që ndonjëherë përpiqen t’i japin protestës drejtime të çuditshme. Ai tha se protestat duhet të jenë politike.

 

“Më 4 korrik do të vijmë sërish, ishte një mendim kolegjial sepse është edhe dita e Amerikës.

E shoh këtë protestë si një shpresë të madhe, si një zgjim të shoqërisë shqiptare.

Në vitin 1990 ndryshimet e mëdha ndodhën nga sipër. Shqipëria  dhe Rumania njihen si vende  ku ndryshimi ndodhi nga lart poshtë, madje në Rumani ishte telerevolucion.

Herën e fundit pashë grupe heterogjene, persona të intimidueshëm dhe u ndjeva keq. U përpoqën t’i jepnin protestës orientime të çudithsme, çdo protestë është politike.

Thonë mos fol për këtë parti apo atë.

Kudo në botën e qytetëruar protestat drejtohen nga opozita, nëse opozita ka dështuar ka parti të vogla”, tha ai.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re