Skip to content

“Wanted”! Protestuesit shpallin në “kërkim” Ramën, Ballukun, Berishën, Nokën dhe… Zegjinenë

WhatsApp Image 2026 06 25 at 10.34.31 PM 1

Një formë kreative proteste është shfaqur në tubimin e sotëm para Kryeministrisë nga qytetarët e shumtë që mbushën bulevardin për të kërkuar largimin e Edi Ramës.

Protestuesit kanë zgjedhur të vendosin kryeministrin Rama, ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe figura të tjera si Sali Berisha, Flamur Noka, Taulant Balla, apo edhe Zegjine Çaushi, në një kënd të quajtur “Wanted” (të shpallur në kërkim).

Ata akuzojnë hapur personat në fjalë për shkelje të kushtetutës, marrje të vendimeve antishqiptare dhe të tjera, duke kërkuar arrestimin e tyre.