Skip to content

Detaje nga ngjarja në Pogradec/ Brian Syzo u qëllua sot me armë në këmbë! Autori i dyshuar një vit më parë u plagos nga vëllai i 35-vjeçarit

policaa pogradec

Një plagosje u raportua ditën e sotme në Pogradec. I plagosur në këmbë mbeti Brian Syzo, 35 vjeç. News24 mëson identitetin e autorit të dyshuar, bëhet fjalë për Nikolla Agolli.

Kujtojmë se Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhanë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të Pogradecit në janar të 2025.

Sipas informacioneve kjo dyshohet të jetë edhe shkak i ngjarjes së sotme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.