Prej një muaji shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu edhe shqiptarët në Diasporë janë solidarizuar me protestuesit në Tiranë duke kërkuar largimin e Ramës.
Në një intervistë në “News24”, Bledar Meti, u shpreh se Diaspora ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në protestën kundër kryeministrit. Gjithashtu ai u pyet edhe lidhur me gjobën që iu vendos, duke thënë se është e turpshme dhe se në një vend demokratik, ministri i përgjegjës duhet të dorëhiqej.
“Problemi i Shqipërisë është modeli zgjedhor, mungesa e llogaridhënies. Ne kemi qenë shumë të qartë në kërkesat tona, për ta shëruar problemin e Shqipërisë, duhet t’i japim ndryshimeve. Deklaratat tona kanë qenë të qarta, dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qeverie tranzitore politike. Duhet të ndryshohet Kodi Zgjedhor. Duhet të shkojmë te rrënja. Kryeministri dhe deputetë të tij e sulmuar Diasporën sepse ne kërkuam ndryshim të Kodit Zgjedhor”, tha ai, duke shtuar: “Gjobën e kam paguar. Po të ishim në Britani, apo në vende të tjera demokratike ministri përgjegjës për të shëmtirë do të kishte dhënë dorëheqjen.”
Ai gjithashtu theksoi se shqiptarët e Diasporës po organizohen për protestën dhe është planifikuar që të hyjnë në datën 4 në Atdhe.
“Dy autokolona nga veriu dhe jugu për t’u bashkuar në shesh . Është e pafalshme që kryeministri të drejtohet me atë gjuhë arrogante, ndërsa flitet për megaofera korruptive”, tha ai.
