Skip to content

Progni paralajmëron nga protesta: Rama ka ngritur grupe pune për të joshur protestuesit me para e bonuse qiraje! Mos u gënjeni (VIDEO)

66666 2

Në përmbyllje të tubimit përpara Kryeministrisë, aktivisti Gent Progni ka marrë sërish fjalën për të ndarë me masën e njerëzve një informacion të minutës së fundit. Ai paralajmëroi qytetarët për një strategji të re që po përdor qeveria në prapaskenë për të shuar revoltën 30-ditore.

“Na erdhi një informacion i fundit. Ky kryeministër kriminel ka bërë takime dhe grupe pune për të shkuar te të gjithë qytetarët që dalin në protestë për t’u joshur me pagesa, bonuse qiraje, shtëpi. Mos i pranoni!” zbuloi Progni.

Aktivisti bëri thirrje për qëndresë dhe dinjitet, duke kërkuar nga protestuesit që të mos bien në grackën e premtimeve financiare apo materiale.

“Mos u gënjeni! Rama jepe dorëheqjen!” përfundoi ai mes thirrjeve të shumta të turmës.