Skip to content

Dita e 31-të e revoltës, qytetarët protestë para Parlamentit në orën 10:00: Ndryshimi fillon me ne!

photo output 28

Nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, është paralajmëruar për sot një protestë para Parlamentit, që do të nisë në orën 10:00, në të njëjtën kohë me zhvillimin e seancës plenare.

Protesta u njoftua mbrëmjen e së hënës nga organizatorët e tubimeve të përnatshme, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, organizatorët kanë bërë të ditur se edhe në orën 19:00 do të zhvillohet tubimi i përnatshëm në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarët do të mblidhen përpara se të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Autoritetet pritet të marrin masa për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e qarkullimit në zonat ku do të zhvillohen protestat.