Dritan Goxhaj : Arsyeja e shoqërimit ishte pretendimi për kundërshtim të punonjësve të policisë, edhe pse ne nuk i kemi kundërshtuar. Ne kemi qenë gardh dhe u kemi bërë thirrje protestuesve të mos prekin punonjësit e policisë.
Trajtimi ndaj nesh ka qenë normal dhe nuk ka pasur asnjë problem. Kanë ardhur disa deputetë dhe na kanë pyetur për situatën.
Ne nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit, pasi për ne ai nuk përfaqëson popullin, sepse është votuar nga një Parlament që ne e konsiderojmë Parlament krimi. Për këtë arsye, ne kërkuam largimin e tij.
