Tre prej të arrestuarve, mes tyre aktivisti Dritan Goxhaj janë liruar, dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisaritit Nr.1.
“Është shoqërim për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë gardh mes policisë dhe protestuseve, këto kemi deklaruar. Trajtimi ka qenë normal. Na kanë vizituar disa deputetë, Agron Shehaj dghe deputetët e PD. Kemi kërkuar largimin e Avokatit të Popullit Endri Shabani sepse u zgjodh nga parlamenti i krimit. Të tjerët janë në procës lirimi”, tha Goxhaj.
Protestuesi tjetër deklaroi se nuk kishin qëllim përplasjen me policinë.
