Skip to content

Kërkohet nga Italia për dosjen “Ura”, BKH arreston Adi Cobën

dalin 7 850x450 1

Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Coba Bazholi, i cili kërkohet nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen “Ura”, bëjnë me dije burime nga hetimi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në operacion nuk ka marrë pjesë Policia e Shtetit Policia e Shtetit, ndërsa ndalimi është kryer nga strukturat hetimore të posaçme.

Në Komisionin parlamentar, kreu i SPAK Klodian Braho ka deklaruar sot se po shqyrtohet krijimi i një strukture të posaçme brenda Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , me qëllim ndjekjen e personave të shpallur në kërkim, pasi sipas deklarimeve, Policia e Shtetit nuk po arrin t’i kapë në disa raste.

Detaje të tjera pritet të zbulohen në vijim.