Skip to content

“Policët na hodhën sprej lotsjellës, po më djeg lëkura”, aktivistja për “News24”: Më zbritën nga ambulanca, morën vetëm efektivët, na kanë mbyllur…

protestuesja

Aktivistja Luçiana Kokaj ka shprehur shqetësimin e saj, pas situatës së tensionuar para Kuvendit. Ku efektivët hodhën sprej lostjellës. Ajo tregoi për News24 se pas mbërritjes së ambulancës, u morën vetëm efektivët e policisë, ndërsa tregon se u zbrit nga ambulanca dhe nuk iu dha as ndihma e parë.

“Jam para Parlamentit. Policia na hodhi piper. Ambulanca mori vetëm efektivët dhe mua më zbritën nga ambulanca dhe as ndihmën e parë nuk më dhanë. Ndërsa mua po më djeg lëkura. Duhet të marr ndihmë mjekësore sepse nuk durohet dot më. A futën këtu tek kafja kanë mbyllur derën e kafes dhe na kanë lënë vetëm”, tregon ajo.