Skip to content

“Balla një bandit, urdhëroi policinë të ushtrojë dhunë”/ Aktivisti: Ambasada amerikane të ndërhyjë, jemi pro-perëndimore! SPAK të tregojë se është me popullin shqiptar

protestuesiii

Aktivisti Andi Tepelena, në një komunikim për News24 ka theksuar se duhet të ndalet provokimi ndaj protestuesve.

Gjithashtu bëri thirrje që SPAK të veprojnë ndaj asaj që ai e quan “bandë që po e çon populli në një konflikt civil”.

“Taulant Balla është një bandit që i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve paqësore. I bëj thirrje ambasadë amerikane të ndërhyjë urgjent. Situata është tensionuar ishim ulur në mënyrë paqësorë. Por ata ministrat donin të hanin bukë i kishte kapur uria dhe ndërsynë policinë ndaj nesh. Është turp që në krye të Parlamentit janë një llum si ata. Jemi qytetarët më paqësore. Jemi Proevropiane e properëndimore. Nuk duhet të biem në provokimet e Taulant Ballës”, tha ai.