Skip to content

VIDEO-LAJM/ Përplasje e dhunë në protestën para Kuvendit! Më shkop gome e pranga, momenti kur policët shtrijnë përtokë protestuesit

policiii dhunee proteste

Protesta e sotme para Kuvendit, u shoqërua me tensione e përplasje. Policia hodhi sprej lotsjellës dhe gaz për të shpërndarë protestuesit.

Situata përshkallëzoi në përplasje e tensione mes efektivëve dhe protestuesve. Dhjetëra prej tyre u shoqëruan nga policia.

Në pamje shihet kur disa policë njëherësh arrestojnë protestuesit. Qytetarët të shtrirë në tokë, ndërsa u vendosen prangat.

Gjithashtu qytetarët kanë bërë thirrje që SPAK të veprojë ndaj padrejtësive e korrupsionit dhe të tregojë që është me popullin.