Skip to content

“Një për të gjithë, të gjithë për një”/ 34 ditë revolucion për dorëheqjen e Ramës! Pankartat “ndezin” sërish protestën: Botë, Shqipëria bëri detyrën e saj, tani është radha juaj!

a91cd7ea 36c1 4e2e 8aa9 62191bfad211

Protesta përpara Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 34-t, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit janë shfaqur me pankarta që përcjellin mesazhe politike dhe sociale, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.

Ndër pankartat më të spikatura ishin:

“34 ditë ne flasim për Shqipërinë, Rama poston për miliona.”
“Monopolin e forcës e thua vetë, monopolin e babëzisë e shohim ne.”
“Jo korrupsion, jo frikë, jo heshtje.”
“Hej botë, Shqipëria bëri detyrën e saj, tani është radha juaj.”
“Një për të gjithë, të gjithë për një.”
“Duam një qeveri të ndershme dhe të pakorruptuar.”

Mesazhet në pankarta u shoqëruan me thirrje të protestuesve për ndryshim politik, luftë kundër korrupsionit dhe rikthimin e standardeve demokratike në vend.