Skip to content

Rëndohet situata në Sudan, numri i jetëve të humbura shkon në 60

107232607 gettyimages 1147670660 1

Numri i viktimave në Sudan ka shkuar në 60, njoftojnë grupet e opozitës që kanë organizuar protestat për marrjen e pushtetit nga duart e ushtrisë.

Kjo vjen dy ditë pas protestave që u shpartalluan nga forcat e Këshillit Tranzitor Ushtarak, të cilët përdorën armatim dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Pjesëtarët e grupeve paramilitare ushtarake ende qarkullojnë nëpër rrugët e kryeqytetin Khartoum, ku po sulmojnë civilët e vendosur në sheshin kryesor të vendit.

Veprimet e tyre kanë nxitur dënim ndërkombëtar.

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë marrë një nismë në OKB duke i bërë thirrje ushtrisë sudaneze që të gjej një zgjidhje, por kjo nismë nuk dha rezultate për shkak të bllokimit nga Kina dhe Rusia.