Skip to content

Zëri i diasporës kumbon në Tiranë – Aktivisti nga Londra, Tafaj: Legjitimiteti i qeverisë ka rënë! Rama nuk ka as mbështetjen e plotë të PS, do japë dorëheqjen

tyutyutu

Përfshirja masive e diasporës në protestat kundër qeverisë po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha. Aktivistë të ardhur nga Britania e Madhe kanë dëshmuar angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur revoltën popullore në shesh, duke artikuluar akuza të forta drejt kreut të ekzekutivit.

Mes zërave të shumtë të emigrantëve që i janë bashkuar kauzës është edhe Petrit Tafaj, aktivist nga Londra, i cili shprehu vendosmërinë e diasporës për të mos u ndalur.

Ai theksoi në studion e News24 lidhjen e tij të fortë me atdheun dhe gatishmërinë për të kontribuar me të gjitha energjitë e tij.

“Ne jemi gati. Unë kam 35 vite që kam ikur nga Shqipëria, por vij çdo muaj këtu. Jam shumë i angazhuar me diasporën shqiptare, kam një përvojë dhe disa mundësi që disa gjëra të ndikoj pozitivisht,” u shpreh Tafaj.

Ai theksoi se legjitimiteti i qeverisë ka rënë, ndërsa theksoi se qytetarët kanë nevojë edhe për vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Sipas tij nëse protesta vijon të mbetet e karikuar, Rama do të japë dorëheqjen, ndërsa ai theksoi se kreu i qeverisë nuk gëzon as mbështetjen e plotë brenda Partisë Socialiste.