Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Mësohet se kryebashkiaku nuk është i pranishëm në seancë dhe kërkon të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca.
Edhe në seancën e kaluar Veliaj nuk ishte i pranishëm, po ashtu as avokati.
Kryebashkiaku nuk është paraqitur në seancë sepse refuzon qëndrimin në kafazin e qelqtë, kërkesë e rrëzur nga gjykata.
Gjykata i ka rrëzuar edhe kërkesën për transmetim live të seancës.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar.
Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kërkon pezullimin e gjykimit për shkak se është me leje lindje.
“Më 29 qershor kam lindur me cezarian dhe s’mund të komunikoj lirshëm me avokatin” është shrpehur ajo.
Avokati i saj ka deklaruar se Xoxa është në pamundësi për të marrë pjesë në seancë dhe ka kërkuar pezullim të procesit.
