Skip to content

Fondi nga emergjencat për koncertin e Kanye West, protestuesi: Njerëzit vdesin nëpër spitale për ilaçe! Rama dha 4 mln euro nga fondi rezervë për një këngëtar fashist!

Screenshot 2026 07 07 201041 433x300 1

Aktivisti Arbër Lleshi ka reaguar gjatë protestës së 38-të kundër vendimit të qeverisë për akordimin e një fondi prej 4 milionë eurosh për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë.

“Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste”, u shpreh ai.

Ai kritikoi përdorimin e fondeve publike për këtë aktivitet, duke e krahasuar me gjendjen në spitale, ku siç tha ai “në Shqipëri po vdesin njerëz sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe”.

Arbër Lleshi: Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.

Kanye West, një këngëtar, një nga këngët e të cilit titullohet “Rroftë Hitleri”, sot na del se do të marrë 4 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare për të bërë një koncert dhe për të ndërtuar një skenë.

Kush janë këta që i çojnë 4 milionë euro një këngëtari fashist, kur në Shqipëri po vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe? Si mundet? Ku jemi këtu?